Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, nuk i ka shpëtuar pyetjes së kush është më i miri, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

Por, anglezi ka befasuar tifozët e Djajve të Kuq me përgjigjen e tij.


"Messi", ishte përgjigjja e shpejtë e Rooneyt, duke befasuar kështu paksa të gjithë.

"Mendoj se e kam thënë më parë, por me shumë mundësi ata janë lojtarët më të mirë në histori të futbollit".

"Në sytë e mi, mendoj se Messi është më i madhi i të gjitha kohërave", ka shtuar Rooney.

Wayne Rooney Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Rooney dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku për pesë sezone te Man Utd, kanë fituar tre Liga Premier dhe një Ligë të Kampionëve.

32-vjeçari aktualisht është pjesë e DC United në MLS. /Telegrafi/

telegrafi sport app