LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i zhgënjyer me mosinteresimin e Unitedit

Ronaldo i zhgënjyer me mosinteresimin e Unitedit
Foto:Getty/Goal

Cristiano Ronaldo ndihet i frustruar me ish-skuadrën e tij, Manchester United.

Ylli i Real Madridit shkaktoi tronditje me komentet e tij pas ndeshjes pas përfundimit të Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi Ronaldo deklaroi se ishte i lumtur te Real Madridi dhe fjalët e tij u interpretuan si një lamtumirë nga Real Madridi.


Ideja e yllit portugez thuhet se ishte një rikthim në Old Trafford, tek skuadra ku u bë yll i madh, Man United.

 Ronaldo i befasoi të gjithë me deklaratat pas ndeshjes ndaj Liverpoolit (Getty Images)

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ronaldo duket se është lënë shumë i zhgënjyer nga Djajtë e Kuq.

Ky zhgënjim dhe frustrim i Ronaldos vjen pas dështimin të skuadrës angleze dhe mos-interesimit të tyre për të nënshkruar me atë.

Ai thuhet se nuk është i kënaqur me Unitedin që nuk po shtyn shumë për ta rikthyer atë në Old Trafford.

Megjithatë, mos-interesimi i skuadrës angleze vjen pasi që klubi që nuk mund t’i përgjigjet kërkesave të pagës së kërkuar nga ai prej 50 milionë eurosh. /Telegrafi/