LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo vendos rekord në eliminatore pas katër golave me Portugalinë

Ronaldo vendos rekord në eliminatore pas katër golave me Portugalinë

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo shënoi katër gola për Portugalinë kundër Lituanisë për t’u bërë lojtari më i frytshëm në historinë e kualifikimeve për një Kampionat Evropian.

Ronaldo shënoi poker gjatë fitores 5-1 të Portugalisë në Lituani të martën mbrëma, duke quar numrin e tij në 93 gola në 159 paraqitje.

Sidoqoftë, në mënyrën më të konsiderueshme, 34-vjeçari tejkaloi ish-sulmuesin e Republikës së Irlandës, Robbie Keane, sa i përket golave të shënuara në Euro.


Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

“Jam duke kaluar kohë të shkëlqyeshme, por e njëjta gjë vlen për të gjithë ekipin”, ka thënë fillimisht Ronaldo pas ndeshjes.

“Jam i lumtur dhe po kënaqem, jo ​​sepse shënova, por përkundrazi për nivelin në të cilin ne kemi luajtur viteve të fundit”.

“Sot ishte e rëndësishme që t’i jepnit vazhdimësi fitores ndaj Serbisë. Tani gjithçka është e hapur: kemi dy ndeshje së shpejti, një në shtëpi dhe një në udhëtim, dhe mendoj se fitimi i njërës prej tyre mund të jetë i mjaftueshëm”, përfundoi portugezi.

Ronaldo më i paguari në Serie A, Interi ka vetëm një lojtar në top-dhjetëshe
Lexo po ashtu Ronaldo më i paguari në Serie A, Interi ka vetëm një lojtar në top-dhjetëshe

Keane kishte qenë golashënuesi më i mirë i mëparshëm me 23 gola, ndërsa Ronaldo tashmë ka 25 gola të shënuara në eliminatore.

Portugezi gjithashtu shënoi het-trikun e tij të tetë për Portugalinë dhe 54-tin në karrierën e tij profesionale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori