LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo reagon për situatën e krijuar me coronavirus: Po shkruaj si njeri i prekur nga ngjarjet e fundit

Ronaldo reagon për situatën e krijuar me coronavirus: Po shkruaj si njeri i prekur nga ngjarjet e fundit

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së coronavirusit edhe në klubin ku ai luan, psi bashkëlojtari Daniele Rugani është i infektuar.

Ai e ka shfrytëzuar Instagramin për të dhënë një mesazh pas situatës që ka kapluar gjithë botën.

Ronaldo që aktualisht gjendet në Madeira te familja e tij, thotë se është i prekur me gjithë atë që po ndodh nëpër botë.


“Bota po kalon një moment tepër të vështirë, i cili kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë”.

“Mesazhi im sot nuk vjen si futbollist, por si një djalë, si një baba, si një qenie njerëzore që është i shqetësuar nga zhvillimet e fundit që kanë prekur botën”.

https://www.instagram.com/p/B9rh_jBAMQF/?fbclid=IwAR1vc0PgNxZ5NjvAClGd33qk2mzKdZmX5RY0iENO29IAuSAvNHXFK8ZU4Ak

“Mendimet e mia janë me ata që kanë humbur njerëzit e afërt, solidariteti im është me të gjithë të prekurit ku përfshihet dhe shoku im i skuadrës, Daniele Rugani dhe mbështetja ime shkon për të gjithë personelin mjekësor, të cilët rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët”, ka shkruar  Ronaldo.

Deri më tani, disa sportistë kanë rezultuar pozitivë në testet mjekësore, duke u detyruar të futen në karantinë, si ata, ashtu edhe shokët e tyre, madje edhe rivalët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Ligat tjera
Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Premier League
Kalo në kategori