LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Nuk e shkela protokollin, erdha me ambulancë ajrore nga Portugalia

Ronaldo: Nuk e shkela protokollin, erdha me ambulancë ajrore nga Portugalia

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ai nuk e ka shkelur protokollin shëndetësor kur u largua drejt Portugalisë dhe kur u kthye sërish në Itali. 

Ylli i “Zonjës së Vjetër” është në karantinë në shtëpi në Torino pasi ishte testuar pozitiv për coronavirus gjatë kohës sa ishte te Kombëtarja e Portugalinë.

“Familja ime është në një kat tjetër të shtëpisë, ne nuk mund të jemi në kontakt”, ka thënë fillimisht Ronaldo.


Portugezi iu përgjigj edhe komentit nga Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, i cili tha se ai beson se 35-vjeçari ‘theu protokollin’.

“Unë jam gjithmonë në shtëpi, tani po marr rreze dielli, edhe po pres që ditët të kalojnë. Po e respektoj protokollin, nuk e theva, siç është thënë: është një gënjeshtër”.

Ronaldo ka thënë se është kthyer me ambulancë nga Portugalia, duke mos pasur kontakt me askënd.

“Unë u ktheva nga Portugalia sepse unë dhe ekipi im u siguruam të respektojmë të gjitha procedurat. Unë u ktheva në Itali me ambulancën ajrore dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd, madje as në Torino”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Ligat tjera
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

La Liga
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Kalo në kategori