Ronaldo i gatshëm për Cityn, Benzema pret ditën e mërkure

Real Madridi ka përfunduar seancën e sotme stërvitore para ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn.
Lajmi me i mirë është se Cristiano Ronaldo u rikthye në stërvitje të plota me grupin tjetër të skuadrës.
Ndërkaq, Karim Benzema zhvilloi ushtrimet ndaras nga grupi i ekipit të Los Blancos, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu edhe Alvaro Arbeloa ka filluar ushtrimet, ndërsa Casemiro u stërvit në palestër.
Kujtojmë se takimi i parë i zhvilluar në Angli përfundoi pa gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































