Ronaldo e fillon edicionin e ri te Juventusi nga banka rezervë
Cristiano Ronaldo nuk do të startojë për Juventusin në startin e edicionit 2021/2022 në Serie A.
Ylli portugez ka disa javë që i është bashkuar Zonjës së Vjetër në stërvitje, mirëpo nuk është në 11-shen startuese.
Juventusi para pak çastesh ka publikuar formacionin zyrtar ndaj Udineses, në ndeshjen që fillon ën ora 18:30 në “Dacia Arena”.
Aty u bë e ditur se 37-vjeçari do të jetë në bankën rezervë, e që natyrisht se një gjë e tillë nuk është pritur.
Por, Massimiliano Allegri njihet si një strateg i rreptë dhe duket se pesë herë fituesit i Topit të Artë nuk e ka bindur që ta fus nga fillimi.
Natyrisht se Ronaldo po e kërkon largimin nga Zonja e Vjetër dhe kjo gjë mund të ketë ndikuar që ai mos të startojë ndaj Udineses. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























