Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema kanë dhuruar doza argëtimi në tunelin e Santiago Bernabeut, duke e ngacmuar bashkëlojtarin e tyre, Lucas Vazquez.

Sulmuesi portugez dhe ai francez kanë qenë në humor të mirë dhe kanë relaksuar bashkëlojtarët e tyre përpara takimit me Alavesin, pasi ata kanë ngacmuar anësorin spanjoll, Vazquez.


Derisa lojtarët ishin të përgatitur për të hyrë në fushë në Santiago Bernabeu, futbollistët u siguruan se ata të gjithë ishin duke mbajtur në dorë nga një fëmijë të vogël.

Megjithatë, gjithçka nuk shkoi sipas planit, pasi Vazquez u ngacmua nga të dy, Ronaldo dhe Benzema, të cilët ia zgjatën dorën sikurse një fëmije të vogël, duke krijuar të qeshura në tunelin e stadiumit.

Me këtë humor qeshi edhe vet spanjolli, i cili refuzoi me sportivitet të bashkohet me ta para hyrjes në lojë.

Ndryshe, Vazquez është njëri nga anëtarët më të shkurtër të skuadrës së Zinedine Zidane në vetëm 1.72 m. /Telegrafi/

telegrafi sport app