Artisti i njohur, Ron Zaiti është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Zaiti ka publikuar këngën e parë që kur ndau rrugët me ‘label’-in e Dafina Zeqirit “Moneyz”.


Projekti mban titullin “Papi papi” dhe erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilin u kujdes Egli Cela.

Screenshot 9 12 Foto: Screenshot/YouTube

Producent i këngës është Ron Zaiti bashkë me Bled Beats, ky i fundit realizoi edhe ‘beat’-in, miksimin dhe masterizimin.

Ndërkohë, teksti u shkuan nga vet Roni bashkë me Elinel.

Kënga e plotë tashmë gjendet në kanalin zyrtar të artistit në YouTube. /Telegrafi/