Skuadra italiane Roma e dëshironte portierin rumun Andrei Radu në verën e vitit të kaluar.

Në marrëveshjen për Radja Nainggolan, Roma kërkoi nga Interi Nicolo Zaniolon dhe portierin Andrei Radu.


Por Neroazzurrët nuk e larguar portierin në drejtim të Romës duke mbetur kryeqytetasit të kënaqur vetëm me Zaniolon dhe Davide Santonin.

21-vjeçari Radu iu bashkua si huazim Genoas që ka edhe detyrimin e blerjes prej tetë milionë eurove.

GettyImages 1065206920 (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Tani Roma synon që ta transferojë portierin e talentuar rumun në verë pas paraqitjeve të mira të tij këtë edicion.

Giallorosët janë gati të shpenzojnë rreth 18 milionë euro në verë për transferimin e Radus.

Por Roma për të arritur tek portieri i talentuar duhet ta mposhtë konkurrencën e Interit, pasi Neroazzurrët gjithashtu po synojnë ta kthejnë portierin.

Radu këtë edicion ka luajtur 20 ndeshje si titullar me Genoan në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app