LAJMI I FUNDIT:

Roma së shpejti takim me agjentin e Dybalas, argjentinasi mund t’i bashkohet Giallorosëve

Roma së shpejti takim me agjentin e Dybalas, argjentinasi mund t’i bashkohet Giallorosëve

Paulo Dybala te Roma? Asgjë nuk është e pamundur, përderisa vet lojtari nuk ka vendosur ende për ekipin e tij të ri.

Te gjiganti italian vazhdojnë të ëndërrojnë afrimin e yllit argjentinas, pasi trajneri Jose Mourinho është një adhurues i madh i tij.

Reprezentuesi argjentinas ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit si futbollist i lirë, derisa Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të, por interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur, Arsenal e Roma.


Corriere dello Sport ka shkruar se Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e argjentinasit dhe pronarët e Romës, Friedkin janë gati të sakrifikojnë për t’ia plotësuar dëshirën Special Ones.

Drejtori sportiv i Romës, Thiago Pinto ka lënë një takim me agjentin e lojtarit ku do të diskutohet mundësia që Dybala t’i bashkohet Giallorosëve.

Reagimi i Dybalas pasi tifozët e Juventusit i kërkuan që të mos shkojë te Interi
Lexo po ashtu Reagimi i Dybalas pasi tifozët e Juventusit i kërkuan që të mos shkojë te Interi

Roma është gati ta shes Nicolo Zaniolon dhe Dybala shihet si alternativa më e mirë për ta zëvendësuar italianin.

Mourinho synon që ta formojë një treshe ofensive me Tammy Abraham, Lorenzo Pellegrinin dhe Paulo Dybalan për edicionin e ardhshëm, pasi synimi i portugezit është të luftoj për trofe me Romën.

Gjithsesi problem mbetet paga e lojtarit i cili synon të fitojë rreth tetë milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori