Roma pret Cremonesen dhe kërkon pikët e plota, formacionet zyrtare

Roma do ta luaj ndeshjen e parë në sezonin e ri para tifozëve të vet.
Giallorosët janë nikoqir të Cremoneses në një ndeshje që fillon nga ora 18:30 në Stadio Olimpico në Romë.
Pas fitores në xhiron e parë ndaj Salernitanës, kryeqytetasit duan të vazhdojnë me fitore edhe në xhiron e dytë.
Në anën tjetër skuadra mysafire pas një ndeshje të mirë me Fiorentinën në xhiron e parë, synojnë që sonte të shkaktojnë befasi në Olimpico.
Formacionet zyrtare:
Roma: : Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Pellegrini, Spinazzola; Dybala, Zaniolo; Abraham
Cremonese: Radu; Bianchetti, Chiriches, Vasquez; Ghiglione, Ascacibar, Pickel, Quagliata; Zanimacchia; Dessers, Okereke.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































