LAJMI I FUNDIT:

Roma pëson debakël në udhëtim ndaj Fiorentinës – mposhtet me pesë gola

Roma pëson debakël në udhëtim ndaj Fiorentinës – mposhtet me pesë gola

Fiorentina ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-1 ndaj Romës në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit italian.

Për epërsinë e Fiorentinës u përkujdes Moise Kean i cili shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e nëntë pas asistimit të Lucas Beltran.

Vendasit nuk u ndalën më kaq dhe gjetën golin e dytë kësaj radhe me Beltran që ishte në rolin e golashënuesit dhe realizoi për 2-0 nga pika e bardhë në minutën e 17-të.


E tëra çfarë mund të bënin mysafirët në këtë sfidë ishte goli i Manu Kones për 2-1 në minutën e 37-të.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kean gjeti sërish rrjetën duke shënuar për rezultatin 3-1 pas asistimit të Eduardo Boves.

Në pjesën e dytë Fiorentina shënoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar një fitore spektakolare.

Bove kaloi në rolin e golashënuesit duke realizuar për 4-1 pas asistimit të Andrea Colpanit në minutën e 52-të, teksa për rezultatin përfundimtar ishte Mats Hummels ai që shënoi në portën e tij për 5-1 në minutën e 71-të.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në pozitën e 11-të me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Fiorentina tashmë ngjitet në pozitën e katërt dhe ka 16 pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori