Roma ka fituar ndaj Hellas Veronas me rezultat 3-0.

Kjo ishte një fitore e lehtë pasi vendasit kishin lojën në dorën e tyre nga fillimi deri në fund.


Goli i parë në takim erdhi nga Radja Nainggolan në minutën e 22-të pas asistimit nga Stephan El Shaarawy.

DJ3yD9IUIAAu07R

Pastaj në minutën e 34 shënoi edhe Edin Dzeko pas asistimit të Alessandro Florenzit dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Sulmuesi boshnjak shënoi edhe një herë në minutën e 61-të për rezultatin përfundimtar 3-0.

Roma erdhi te kjo fitore pas humbjes 1-3 ndaj Interit, ndërsa vlen të theksohet se javën e kaluar iu anulua takimi ndaj Sampdorias për shkak të motit të keq.

DJ31oGzUIAEKC8j

Pas kësaj fitore klubi nga kryeqyteti italian renditet në vendit e shtatë me gjashtë pikë, kurse Hellas Verona në pozitën e 19-të me një pikë.

Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Beneventos, kurse Verona luan ndaj Sampdorias. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x610rb7

telegrafi sport app