Roma ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.

Romakët kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Genoas me rezultat 2-1.


Gjatë gjithë takimit dhe për asnjë moment vendasit nuk e rrezikuan fitoren kundër xhenovezëve.

romak (Getty Images)

Cengiz Under realizoi gol në të 17 minutë nga afërsia pas një asistimi serbit Aleksandar Kolarovit.

Pesë minuta më vonë edhe një rast i mirë për Giallorossi, por Stephan El Shaarawy nuk u tregua i saktë para portierit Perin.

Në pjesën e dytë, në të 52 minutë romakët ngritën epërsinë në dy gola në saje të një autogoli të shënuar nga ana e Ervin Zukanovicit.

Gianluca Lapadula zvogëloi epërsinë e vendasve në të 61-tën minutë duke shfrytëzuar gabimin e portierit Alison Beckerit.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 për vendasit.

Pas kësaj, Roma ngjitet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 64 pikë, ndërsa Genoa mbetet në vendin e 12 me 38 pikë. /Telegrafi/