Skuadra italiane Roma vazhdon të mendojë për një sulmues krahu.

Pasi kanë shitur egjiptianin Mohamed Salah tek Liverpool për 45 milionë euro, Roma ka në listë disa lojtarë për zëvendësimin e tij.


Emri i fundit në listën e ‘Giallorosëve’, është ai i sulmuesit të talentuar Adam Ounas.

20-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e fundit në Ligue 1 me fanellën e Bordeaux.

Ai ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar disa asistime, ndërsa njihet për teknikë të lartë dhe shpejtësinë në krahun e djathtë.

Sipas medieve italiane dhe atyre franceze, Roma është e gatshme të paguajë 10 milionë euro për algjerianin me pasaportë franceze. /Telegrafi/

telegrafi sport app