Roma fiton me vështirësi ndaj Torinos

Roma ka arritur të fitojë mes vështirësive ndaj Torinos me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të vendasve romak, të cilët përveç rasteve të shumta, shënuan edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 15-të minutave lojë dhe ishte talenti Nicolo Zaniolo, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia për 1-0.

Në minutën e 34-të erdhi edhe goli i dytë dhe ishte Aleksandar Kolarov që shënoi nga pika e bardhë për 2-0.
Në pjesën e dytë, mysafirët krijuan më shumë dhe shënuan dy gola të shpejt për barazimin e rezultatit.
Zhvillohej minuta e 51-të kur Tomas Rincon shënoi nga distanca për 2-1, ndërsa Christian Ansaldi (67') barazoi rezultat në 2-2.
Pas golit të barazimit, Roma u hodh e gjitha në sulm dhe ishte Stephan El Shaarawy (73') që gjeti golin e epërsisë 3-2 dhe ky doli të ishte goli i rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Giallorossët ngjiten në vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Torino zë vendin e nëntë me 27 pikë. Në ndeshjen e radhës, Roma udhëton te Atalanta, ndërsa Torino e pret Interin. /Telegrafi/
https://twitter.com/Osty_99/status/1086629286679928832
https://twitter.com/Nicstradamus/status/1086634519929729025

















































