Roma fiton me rezultat bindës ndaj Parmës - Mkhitaryan po shkëlqen te Giallorossët

Roma e ka mposhtur 3-0 Parmën në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin dhe arritën të shënonin golin e parë në Olimpico pas 28-të minutash lojë me anë të Borja Mayoral, që u asistua nga Leaondro Spinazzola.
Më pas, spanjolli ndryshoi rol, duke asistuar te goli i Henrikh Mkhitaryan (32') që shënoi për 2-0.
Sulmuesi armen doli edhe një herë në listën e realizatorëve, pasi në minutën e 40-të shënoi të tretin për Romën dhe të dytin personal me një asistim nga Karsdorp.
Në të dytën, ritmi i lojës ishte i njëjtë, mirëpo munguan golat.
Vendasit kishin disa shanse të mira për të thelluar epërsinë, mirëpo nuk ia dolën të konkretizonin shanset.
Mkhitaryan ishte tejet i disponuar për lojë, mirëpo në minutën e 70-të lëshoi një rast fantastik, pasi goditi jashtë porte.
Spionazzola (80') kishte një harkim të bukur në zonën e Parmës, mirëpo portierin kundërshtar bëri një kapje të bukur.
Pas javës së tetë, Roma është në vendin e tretë me 17 pikë, po aq sa ka edhe Milani në të dytin me një ndeshje më pak, derisa në xhiron e nëntë do të takohen me Napolin. /Telegrafi/




















































