Roma e gjen në Holandë zëvendësuesin e Dzekos

162:"Sam Lammers of PSV celebrates 2-2 during PSV - Fc Basel NETHERLANDS, BELGIUM, LUXEMBURG ONLY COPYRIGHT BSR/SOCCRATES voetbal celebrate ORG XMIT: 190723PZ16260.jpg 10:"BSR Agency
Roma po pritet të mbetet pa sulmuesin boshnjak Edin Dzeko.
Ylli i Giallorosëve është duke kërkuar largimin për t’iu bashkuar Interit dhe Roma duket se nuk do ta pengojë.
Kryeqytetasit po kërkojnë nga Interi të paguhet shuma prej 20 milionë eurove dhe do ta lënë të lirë boshnjakun të largohet.
E duket se Roma tanimë e ka gjetur zëvendësuesin e Dzekos dhe vetëm po pret largimin e tij nga Olimpico.
Sulmuesi i talentuar holandez i PSV Eindhoven, Sam Lammers është shumë pranë transferimit te Roma.
22-vjeçari edicionin e kaluar ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit holandez ku ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 35 takime.
Për ta transferuar Lammersin në Olimpico, Roma pritet të shpenzojë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































