Role viçi me djathë

Nga: Linda FishtaPërbërësit:* 12 feta mishi viçi shumë të holla * 200 g djathë dhie i freskët * një tufë majdanoz * disa gjethe borziloku * 1 thelb hudhër * vaj ulliri, gjalpë * kripë, piper, sipas nevojësPërgatitja:
1. Majdanozin dhe borzilokun të larë e të tharë. I grijmë imët me dorë dhe më pas i përziejmë me pirun me djathin.
2. Çdo fetë mishi e rrahim me rrahësin e mishit për t’i bërë sa më të holla. Mbushim secilën fetë me pak djathë, i rrotullojmë si role duke i mbyllur me një kruajtëse dhëmbësh.
3. Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë, skuqim hudhrën, të cilën më pas e heqim kur të ketë marrë ngjyrë. Vëmë tani roletë e mishit dhe këto i skuqim me flakë jo shumë të lartë duke I rrotulluar nga të gjitha anët.
I rregullojmë për kripë e piper dhe i shërbejmë menjëherë me salcën që është krijuar gjatë skuqjes së tyre dhe me pak sallatë jeshile sipas dëshirës.
Fotografia: Armand Habazaj
















































