Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori gjerman Jorn Rohde vlerësuan lart vendosjen e bizneseve të para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren.
ITP në Prizren është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon të krijojë një mjedis tërheqës biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Parku do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës duke tërhequr investime dhe sjellë inovacion.
Për këtë kryeministri Kurti tha se ky park i cili për më shumë se dy dekada ishte kamp ushtarak për trupat e KFOR-it gjerman, tani është shndërruar në urë lidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare.
Kryeministri nga këtu ka ftuar mërgimtarët ndërmarrës që të shfrytëzojnë këtë platformë dhe të sjellin investimet e tyre në teknologji, industri e bujqësi si dhe fushat e tjera të cilat janë profitabile.
“Ne do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë që sa më shumë bashkatdhetarë nga diaspora të sjellin investime përmes kësaj pike të takimit… Si qeveri reformuese besojmë fuqishëm në mundësitë e shumta dhe transformuese, të cilët i sjell teknologjia informative. Besojmë se digjitalizimi është mjet me të cilin sidomos të rinjtë tanë bëhen pjesë e tregut global dhe pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm këtu në Kosovë. Qeveria jonë e sheh ITP-në si një katalizator të rëndësishëm në modernizimin e ekonomisë së Kosovës. Ne jemi plotësisht të për kushtuar që ky projekt të jetë tregim i suksesit. Jam i sigurt që Prizreni si kryeqytet kulturor dhe me traditë të lashtë të tregtisë do t’i mirëpresë bizneset që do të hapin vende të reja të punës e të cilat do ta zhvillojnë ekonominë lokale. Sa më shumë investime, ekonomi, zhvillim, punësim aq më mirë jo vetëm për shoqërinë, por edhe për politikën”, tha Kurti.
Ambasadori Rohde theksoi se mbështetja gjermane për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës dhe posaçërisht për ITP-në në Prizren është e palëkundur.
Ai tha se ITP ka një potencial të madh për të shërbyer si një destinacion për investime nga diaspora në Gjermani – qoftë në sektorin e TIK, në digjitalizim, në përpunimin e produkteve ushqimore dhe bujqësore, industritë kreative ose edhe në sektorët tjerë relevant.
“ITP-ja është një projekt i shquar dhe i dalluar dhe është një simbol i bashkëpunimit tonë të përbashkët Gjermano-Kosovar dhe ai shquhet për inovacion për qëndrueshmëri në veçanti për vende të punës për të rinjtë këtu. E di që pandemia e ka vonuar gjithë procesin, por është me rëndësi të theksojmë që ky projekt është me shumë rëndësi dhe po ashtu t’i tregojmë publikut kosovar dhe atij gjerman që ky moment është i rëndësishëm dhe që Kosova po bëhet një vend i investimeve. Ashtu sikurse në Gjermani, më në fund ky projekt po fillon këtu në Prizren, dhe kompani të tjera janë të gatshëm të vijnë”, tha Rohde.
Oferta e ITP-së për bizneset: ITP në Prizren ofron hapësirë për biznese dhe startup biznese, institucione të arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe për aktivitete kërkimore dhe inovative.
Përtej një strukture të shkëlqyeshme dhe patundshmërive, menaxhmenti gjerman i parkut ofron shërbime biznesi dhe këshillim, ndërsa siguron një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm investimesh.
Një qendër digjitale në ITP do të ofrojë shërbime për bizneset, hapësirat bashkëpunuese, programet e inkubacionit dhe përshpejtimit për të promovuar aktivitetet e ndërmarrësisë dhe për të krijuar ndërveprime të reja në mes të qiramarrësve në park.
Grupi i parë i bizneseve, prej gjashtë bizneseve nga sektorë të ndryshëm, siç janë industritë kreative dhe kulturore, automatizimi industrial, shërbimet gjuhësore dhe arsimi dhe trajnimet, tashmë kanë nënshkruar marrëveshjet e tyre të qirasë në ITP në Prizren. Ndërsa, edhe biznese të tjera do të bëhen pjesë e ITP-së gjatë javëve në vijim.
Parku ndodhet në ish-kampin ushtarak gjerman në Prizren, me një hapësirë prej 40 hektarësh dhe përfshinë 56 ndërtesa dhe disa parcela për zhvillim të mëtutjeshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë