Rogerti debaton me Selin: Nëna jote nuk të ka mësuar edukatën

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 kanë mbetur vetëm katër finalistët.
Në këtë edicion janë: Selin Bollati, Mateo Borri, Armir Shahini dhe Rogert Sterkaj.
Ky i fundit ka eskaluar pasi u shpall finalist duke pasur përplasje me të gjithë.

Ai së fundmi pati një debat të ashpër me Selin, ku ka përfshirë edhe familjen e banores.
"Nëna jote nuk të ka mësuar edukatën, ndoshta që nuk e ka pasur burrin në shtëpi", iu drejtua ai.
Kjo ka bërë që të ketë një reagim të ashpër nga ana e saj, duke i thënë: "Turp të kesh".
Rogerti që nga fillimi ka hedhur akuza ndaj Selin, duke ia ofenduar edhe familjen. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































