Rodri, lojtari i cili mund ta rrëzojë Bellinghamin nga froni në garën për Topin e Artë

Çmimi vjetor për më të mirin në botë zakonisht gjithmonë shkon tek golashënuesit, por Rodri po kërkon një njohje nga të tjerët. Rodri thotë se si fëmijë ishte gjithmonë e më i interesuar për ta kuptuar futbollin se sa për ta shijuar atë. Ai ishte i obsesionuar për ta kuptuar “se si luhet”.
“Kam përcjellur shumë ndeshje, familja ime ishte mërzitur nga unë, dhe mund të gjykoja nëse një lojtar mund të mendojë”.
“U mundova ta shtojë atë në lojën time, sepse mund ta shihja se nëse do ta kuptoja futbollin do të kisha një avantazh, veçanërisht në një moshë të re kur pak lojtar e kuptojnë konceptin e saj”.
Studimet e tij i shërbyen mjaft shumë. Ky është një futbollist me një nivel të inteligjencës që mund të krahasohet vetëm nga ndikimi që ka ai gjatë një ndeshje. Ai e kontrollon lojën, në ato përmasa sa që mund ta ndalojë atë.
Në të vërtetë, ne shpesh i lavdërojmë ata talentë që janë në gjendje të kontrollojnë ndeshjen vetëm duke pasur topin në këmbë – dhe Rodri e bëri këtë saktësisht në fitoren e Spanjës ndaj Gjeorgjisë.
Marketingu, paraja dhe reklama
Topi i Artë pothuajse gjithmonë fitohet nga sulmuesi. Asnjë mbrojtës nuk e ka fituar këtë çmim që prej Fabio Cannavaros në vitin 2006, ndërsa Lev Yashin është portieri i vetëm që e ka fituar atë në vitin 1963. Kështu që, Rodri nuk ishte i befasuar se nuk arriti të jetë pjesë e podiumit vitin e kaluar.
Perez i orkestron mirë fushatat
Natyrisht, në një mënyrë të çuditshme, treshja e mrekullueshme e mesfushës së Barcelonës ishin të pafat që kishin Messin bashkëlojtar. Ai dhe Cristiano Ronaldo e rikthyen garën për Topin e Artë në një duopol për një dekadë.
Pascal Ferre, drejtori i France Football, kishte pranuar në fitin 2022 se ka makineri si Real Madridi që janë shumë të fortë. Inteligjenca e tyre është të mbështesin një lojtar të vetëm.
“Për vite ishte Cristiano Ronaldo, pastaj Karim Benzema. Kjo pengon shpërndarjen e votave. Florentino Perez i orkestron mirë fushatat”, ka thënë ai.
Bellingham për Topin e Artë?
Jude Bellingham dhe Vinicius Jr po konsiderohen si dy favoritët kryesorë për Topin e Artë këtë vit. I pari ishte ishte vendimtar në triumfin në La Liga, ndërsa ky i fundit ishe vendimtar në suksesin e Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, pasi Brazili i Viniciusit pësoi një eliminim të turpshëm nga Copa America, konsensusi është se Bellingham tani gjendet një ndeshje larg Topit të Artë.
Siç e di mirë Rodri, zakonisht nuk funksionon kështu. Topi i Artë pothuajse gjithmonë shkon tek golashënuesit. Por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se një tjetër ndeshje e madhe në mesfushë mund të ndryshojë të gjithë narrativën mediatike.
Tifozët mund të jenë të paqëndrueshëm, por të tillë janë edhe votuesit. Bellingham ndoshta është vetëm një ndeshje larg Topit të Artë, por nëse Rodri shkëlqen edhe në atë ndeshje, ky çmim individual mund – dhe në të vërtetë duhet – të përfundojë në duart e këtij lojtari të përsosur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës