LAJMI I FUNDIT:

Robert Kennedy Jr. publikoi videon dhe më pas e fshiu – Trumpi i tregoi në detaje momentin kur u godit

Robert Kennedy Jr. publikoi videon dhe më pas e fshiu – Trumpi i tregoi në detaje momentin kur u godit

Kandidati i pavarur për presidencën e SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., ka folur me Donald Trumpin pas atentatit dhe regjistrimi i bisedës është publikuar rastësisht në rrjetet sociale.

Në pamjet filmike, Trump përshkroi ndjesinë e plumbit që i kaloi pranë veshit dhe foli për telefonatën me 81-vjeçarin.

“Thjesht ktheva kokën për të treguar grafikun dhe diçka më preku, dukej sikur ishte mushkonja më e madhe në botë”, pohoi Trump.


Republikani vazhdon duke thënë se kjo është një armë serioze e përdorur nga Thomas Matthew Crooks, sulmuesi që u vra nga Shërbimi Sekret Amerikan pasi qëlloi 78-vjeçarin.

“Dhe ishte, ishte një plumb që më kaloi pranë, e di… Ishte një armë e madhe. Ato janë armë shumë të fuqishme”, tha Trump.

Pas publikimit të videos, Kennedy i kërkoi falje ish-presidentit dhe tha se video nuk duhej të publikohej kurrë.

“Duhet t’i kisha thënë kameramanit të ndalonte xhirimet. Është absolutisht e tmerrshme që kjo është publikuar. I kam kërkuar falje më të thellë ish-presidentit Trump”, tha Kennedy. /Telegrafi/