LAJMI I FUNDIT:

Robert Berisha uron Norën për ditëlindje me një video të veçantë krah vajzës së tyre

Robert Berisha uron Norën për ditëlindje me një video të veçantë krah vajzës së tyre
Nora Istrefi dhe Robert Berisha (Foto: Arkiv)

Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Nora Istrefi sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 34-të.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale.

Një urim i veçantë nuk ka munguar as nga ish-bashkëshorti Robert Berisha, të cilët edhe pse të ndarë ruajnë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin.


Ai ka postuar disa video në InstaStory, ku shfaqet përkrah vajzës Renee dhe së bashkë kanë kënduar këngën e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen Nora Istrefi”, është përshkrimi krahas videos.

Të gjitha lajmet nga Nora Istrefi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nora Istrefi

Dyshja, të cilët u ndanë në gusht të vitit të kaluar, tashmë e kanë dëshmuar se janë një çift shembull për t’u ndjekur nga të tjerët.

Në shumë prej intervistave, Roberti ka deklaruar se i është mirënjohës gjatë tërë jetës Norës për kujdesin që ka treguar e po ashtu edhe si nëna e vajzës së tij. /Telegrafi/