Robert Berisha publikon këngën e re "Pa ty", sjell skena interesante në klip

Këngëtari Robert Berisha ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
"Pa ty" titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.

Muzika është punuar nga Nurteel, ndërsa kënga flet për dashurinë.
"Pa ty" është realizuar edhe me klip, në të cilin këngëtari vjen mjaft i freskët dhe me stil.
Ana vizuale e projektit i është besuar BUG Production.

Roberti është shumë aktiv me projekte të reja, gjersa është i pranishëm vazhdimisht edhe në koncerte.
Muajt në vazhdim, ai pritet të sjellë për publikun edhe disa projekte tjera. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































