Trajneri spanjoll mori drejtimin e bavarezëve në fillim të këtij sezoni nga Jupp Heynckes, i cili fitoi tripletën dhe deri më tash është në krye të Bundesligas dhe Grupit D në Ligën e Kampionëve.

“Nuk duhet ekzagjeruar gjërat. Padyshim që ka ndryshuar diçka, por ai nuk e ka ndryshuar Bayernin”, ka thënë 29-vjeçari për FAZ.


Holandezi ka thënë se do ta pranojë edhe qëndrimin në bankën rezervë kur të jenë të gjithë lojtarët të aftësuar për lojë.

“Deri më tash kemi pasur shumë lëndime, prandaj është mirë që kemi filluar kaq fortë. Por padyshim se do të ndodhë (qëndrimi në bankën rezervë) kur të gjithë të jenë të rikuperuar”.

“Nuk mendoj se është diçka e keqe. Qëndrimi në bankën rezervë nuk është problem”, ka shtuar Robben. /Telegrafi/

telegrafi sport app