Gjatë fundjavës së kaluar në organet e policisë në Maqedoninë e Veriut janë denoncuar pesë raste të dhunës në familje.
Krahas grave që kanë denoncuar bashkëshortët për ushtrimin e dhunës ndaj tyre, janë paraqitur dhe raste të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve të mitur nga ana e baballarëve të tyre.
Të dhënat zyrtare nga dikasteri i policisë tregojnë se është në rritje të vazhdueshme numri i rasteve të denoncimit të dhunës në familje.
Brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti në polici janë paraqitur 540 kallëzime penale për dhunë në familje, në 410 prej të cilave viktima janë gratë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2. 293 ankesa për dhunë në familje.
Brenda pesë vjetëve të fundit është dyfishuar numri i ankesave dhe kallëzimeve penale.
Përderisa në vitin 2017 janë paraqitur 2.394 ankesa, në vitin 2022 ky numër ka arritur në 4.421 ankesa.
Por, organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e të drejtave të grave theksojnë se numri i grave ndaj të cilave ushtrohet dhunë është shumë më i lartë nga ai që paraqitet në organet e sigurisë, pasi siç theksojnë, dy për qind të rasteve denoncohen në organet e sigurisë.
“Viktimat e dhunës në familje ngrenë zërin në momentin që dhuna bëhet më se e dukshme, përkatësisht kur u rrezikohet jeta”, thekson Daniella Dabeska, kryetare e Qendrës maqedonase për të drejtat e grave.
Si shumë problematike ajo e sheh mosreagimin në kohë dhe në mënyrë adekuate të institucioneve pas denoncimit të dhunës.
Gratë që denoncojnë dhunën, gjatë procesit e tërheqin akuzën
Në bazë të procedurave, viktima e dhunës në familje pasi të ketë denoncuar rastin, organet e policisë dalin në teren të marrin deklaratë nga viktima dhe ta shoqërojnë atë në spital nëse konstatojnë se ka dhunë fizike.
Megjithatë, viktima e dhunës në familje është ajo që vendos nëse do ta ndjekë penalisht dhunuesin.
Nëse viktima vendos ta vazhdojë procesin, në të përfshihen edhe hetuesia dhe viktima dërgohet në një shtëpi të sigurt. Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë 13 qendra për gratë viktima të dhunës në familje.
Por, të dhënat e dikasterit të policisë tregojnë se gratë e dhunuara hezitojnë ta çojnë deri në fund procesin, me atë që dhunuesi të përballet me drejtësinë.
“Në 80 për qind të rasteve të raportuara viktimat më vonë tërhiqen, gjegjësisht nuk ngrenë procedurë penale ”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i lartë i dikasterit të policisë.
Mbi 45 për qind e grave dhunën në familje e konsiderojnë çështje private
Të dhënat e hulumtimit “Vrasje të padukshme” të këshillit Kombëtar të publikuar gjatë vitit të kaluar, ka nxjerrë në pah se 60 për qind e grave besojnë se dhuna në familje është një dukuri e zakonshme, ndërsa 48 për qind besojnë se dhuna është një çështje private.
Organizatat joqeveritare thonë se këto të dhëna paraqesin kambanë alarmi për sa i përket edukimit të grave për të drejtat e tyre, veçanërisht detektimin e dhunës dhe denoncimin e saj si e drejtë për të jetuar e lirë dhe e sigurt çdo grua.
Për dy dekada janë regjistruar 54 raste të femicidit
Institucionet e shtetit nuk disponojnë me të dhëna për numrin e rasteve të femicidit, pasi siç theksojnë, shumë raste nuk paraqiten dhe regjistrohen si të tilla.
Por, në bazë të të dhënave që ka mbledhur Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, “Zëri kundër dhunës”, nga viti 2001 deri në vitin 2020 janë regjistruar 54 raste të vrasjes së garave.
Me ndryshimet e Kodit Penal në shkurt të këtij viti, gjykata mund të shqiptojë dënim të përjetshëm për autorët e veprave, si: vrasje me paramendim, torturë ose shkaktim i lëndimeve të rënda trupore të iniciuara nga urrejtja.
Këto ndryshime në Kodin Penal u bënë si rrjedhojë e nevojës për harmonizimin e legjislacionit të vendit në këtë pjesë me Konventën e Stambollit dhe direktivat evropiane./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët