Rizvanolli: Nuk kam informata zyrtare për gjobat e ZRRE-së ndaj KEK-ut dhe KOSTT-it

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për dënimin e dy kompanive publike, KEK-ut me 3.2 milionë euro dhe KOSTT-in me 439 mijë euro.
Rizvanolli thekson se nuk ka pranuar informacione zyrtare për gjobat që ZRRE i ka vendosur për këto ndërmarrje.
Rregullatori për energji ende nuk ka treguar arsyen e këtyre gjobave.
Edhe kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu nuk ka dhënë detaje lidhur me gjobat ndaj këtyre dy kompanive publike. Ai ka thënë se gjatë ditës do ta publikojnë raportin për vendimet e marra ndaj KEK-ut dhe KOSTT.
Ministrja e pyetur për këto gjoba, ka thëne se për këto dënime ka dëgjuar vetëm në media.
“Unë nuk kam informata zyrtare për këtë, e kam parë vetëm nga mediet, andaj nuk mund të flas për këtë”, u shpreh Rizvanolli.
Ndërkaq, lidhur, me rikthimin e njësisë A5 në operim, ministrja Rizvanolli deklaroi se janë shtuar edhe 130 megavat të reja që do të ndihmojnë tejkalimin furnizimit të rregullt me energji gjatë muajve të ardhshëm.
Ajo tha se është e rëndësishme që në këtë periudhë të jenë në funksione tri blloqet e “Kosovës A” për shkak të investimet që po ndodhin në blloqet e termocentralit “Kosova B”.
“Na shtohen në kapacitete prodhuese 130MGWh të reja, 150MGWh në gjenerim, 130MGWh që dalin në rrjet. Kjo sigurisht që është një ndihmës për t’i tejkaluar muajt e ardhshëm. Duhet ta kemi parasysh që në muajt e ardhshëm janë duke u bërë investime në bojlerët e termocentralit “Kosova B” në bllokun B1, pastaj në bllokun B2 që do të thotë që do t’i kemi nga një njësi të termocentralit “Kosova B” jashtë operimit andaj është tejet e rëndësishme që t’i kemi tri njësitë e Kosovës A në operim dhe mbrëmë ishte duke operuar kur isha aty”, shtoi ajo.
Ajo tha se me investimet që po bëhen në sektorin energjetik janë për 20 vitet e ardhshme dhe se gjatë kësaj jave kanë siguruar një pjesë të energjisë nga Shqipëria.
“Investimet që po bëhen janë për 20 vitet e ardhshme, investimet që po i bëjmë sivjet në ‘Kosova B’ por edhe në dy vitet e ardhshme ne po sigurohemi që sigurinë e furnizimit do ta kemi më të mirë jetëgjatësinë e ‘Kosova B’ po e rrisim edhe do të kemi furnizim më të mirë për 20 vitet e ardhshme. Në afat të shkurtër sigurisht që kjo do të thotë se do të kemi pak sfida për shkak se nga një njësi do të jetë jashtë operimit por nga ana tjerët këto janë duke u kompensua nga njëra me operimin e 3 blloqeve të Kosovës A sa të jetë e mundur dhe nga ana tjetër edhe me këmbimin me Shqipërinë i cili po vazhdon edhe gjatë kësaj jave ne kemi siguruar një pjesë të munguar nga Shqipëria dhe kjo do të na ndihmoj që këtë periudhë ta kalojmë më lehtë“, u shpreh ministrja e Ekonomisë.
Ndërsa, mbrëmë është rikthyer në operim njësia A5 e termocentralit “Kosova A” pas dhjetë muajsh. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës