LAJMI I FUNDIT:

Rivaldo mbush 48 vjet, ta kujtojmë het-trikun magjik të tij ndaj Valencias më 2001

Rivaldo mbush 48 vjet, ta kujtojmë het-trikun magjik të tij ndaj Valencias më 2001

Në vitin 2001, Barcelona ishte një superfuqi e zjarrtë nën trajnerin e ri Carles Rexach dhe njëri nga yjet kryesore të skuadrës ishte braziliani Rivaldo.

Larg suksesit të madh që do të shohim nën Frank Rjikaard dhe Pep Guardiola, Blaugranët po mundoheshin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve në sezonin 2000/01.

Ata kërkuan një fitore kundër Valencias në Camp Nou në ditën e fundit të sezonit dhe ata ishin afër humbjes, para se të siguronin një fitore të madhe 3-2.


Rivaldo zbulon histori nga e kaluara: Më pëlqente Unitedi, vetëm tek ta do të luaja në Ligën Premier
Lexo po ashtu Rivaldo zbulon histori nga e kaluara: Më pëlqente Unitedi, vetëm tek ta do të luaja në Ligën Premier

Por, ishte një njeri në atë ekip që nuk do të lejonte që kjo të ndodhte; Rivaldo Vitor Barbosa Ferreira.

Ikona braziliane dha një nga shfaqjet më të mëdha individuale ndonjëherë, duke shënuar një he-trik magjik me gola të bukura.

Kështu që në ditëlindjen e 48-të të Rivaldos, kemi vendosur të rikthejmë në kujtesë njërin nga het-trikat më të mirë në histori të futbollit.

Goli i parë i Rivaldos ishte shumë i bukur pas erdhi nga një distancë rreth 30 metra nga goditja e lirë.

Edhe goli i dytë ishte supergol dhe erdhi nga distanca, por kësaj radhe jo nga goditja e dënimit, por nga loja.

Qershia mbi tortë ishte goli i tretë dhe i fitores, me Rivaldon që pranoi një top të mirë me gjoks dhe pastaj nga 16 metra shënon supergol me gërshërë.

Rivaldo përfundoi karrierën e tij në Barcelona me 133 gola dhe 44 asistime në 236 ndeshje në të gjitha garat, dhe llogaritet si legjendë e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori