ITV ka konfirmuar tashmë se Rita Ora do të largohet nga pjesa e jurisë në kompeticionin “The Masked Dancer”.

Aludime të shumta kanë rrjedhur deri më tani, por si duket të gjithë po dalin të jenë të vërteta, shkruan Daily Mail


30-vjeçarja, reputacioni i së cilës ra që nga thyerja e rregullave antiCOVID, tashmë nuk do të jetë pjesë e kompeticionit.

40037630 9325533 image a 52 1614859101710

Përpos saj, të tjerë si Jonathan Ross, Mo Gilligan, Davina McCall dhe Joel Dommett do të jenë sërish në juri.

Ajo thuhet që do të zëvendësohet me Oti Mabuse, ndërsa vendimi është marrë derisa ajo qëndron në Australi.

40037660 9325533 image a 53 1614859107559

Ndërkohë, Rita tashmë do të jetë pjesë e “The Voice” në Sydney, ku edhe po shijon pushimet luksoze. /Telegrafi/

40037854 9325533 The gang are back together Masked Singer judges Mo Gilligan Davi a 71 1614861540916