LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora do të vijë me këngë verore më 2 korrik me DJ-në e njohur britanik, Sigala

Rita Ora do të vijë me këngë verore më 2 korrik me DJ-në e njohur britanik, Sigala
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një njoftim të rëndësishëm së fundmi për fansat e saj.

Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj e re, “You For Me”, do të publikohet më 2 korrik të këtij viti.

Kënga do të jetë verore dhe do të vijë në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala.


Foto: Rita Ora/Instagram

Rita ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, ku shfaqej mjaft atraktive në bikini të kuqe pranë një liqeni.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Kush është gati për verë? Jam shumë e emocionuar të bashkohem me Sigala për këngën verore “You For Me” më 2 korrik! Le të shkojmë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

Rita përndryshe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Los Angeles, pas një periudhe disa mujore në Australi, ku shijoi eksperiencën e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Hera e fundit kur ajo solli një projekt muzikor ishte muaji shkurt, kur publikoi mini-albumin e saj “Bang”, i cili u prit mirë nga publiku dhe deri tashmë ka kaluar shifrën e 40 milionë dëgjimeve në mbarë platformat muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina

"Mirupafshim Gjesti", Egli kalon në divanin e kuq në spektaklin 'prime' të së martës

Magazina
U raportua se iu zbulua i dashuri në Dubai, reagon ashpër Xheneta: Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, çdo shpifje do të ndiqet penalisht

U raportua se iu zbulua i dashuri në Dubai, reagon ashpër Xheneta: Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, çdo shpifje do të ndiqet penalisht

Magazina

"Do ta shtyp Nedën me makinë", Rozanës i transmetohet deklarata e saj e dhunshme që kishte bërë për opinionisten në Big Brother para shumë viteve

Magazina
Gjesti në gjendje të vështirë emocionale, qëndron i izoluar dhe i distancuar nga banorët e tjerë

Gjesti në gjendje të vështirë emocionale, qëndron i izoluar dhe i distancuar nga banorët e tjerë

Magazina
Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititin: Marrëdhënia jonë funksionon mirë sepse ne më shumë e shohim veten si shokë sesa si burrë e grua

Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititin: Marrëdhënia jonë funksionon mirë sepse ne më shumë e shohim veten si shokë sesa si burrë e grua

Magazina
Kalo në kategori