Rita Ora mahniti me paraqitjen në New York mbrëmjen e së enjtes.

Këngëtarja zgjodhi një fustan të bardhë të gjatë, ndërsa mori pjesë në Prince's Trust Global Gala.


Dukjen e kompletoi me një palë doreza të ngjashme dhe me një stil flokësh topuz.

70328803 12023215 image m 12 1682641392220 Foto: Shutterstock

Biondja u pajis gjithashtu me një gjerdan argjendi dhe një palë vathë të tillë për mbrëmjen prestigjioze.

Rita u shoqërua me mikesha të famshme përfshirë: Sienna Miller, Charlotte Tillbury dhe Kate Moss.

70328823 12023215 image m 25 1682641501531 Foto: Backgrid

Këngëtarja, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, zbuloi së fundmi se mori reagime të shumta në lidhje me promovimin e këngës “Praising You”.

E njëjta gjatë kësaj periudhe ka qenë duke kaluar kohë më shumë në studio për shkak të albumit të ri.

70328821 12023215 Gorgeous She added a pair of matching gloves to the elegant look a 44 1682705666058 Foto: Backgrid

Krijuesja e hitit "Anywhere" mes tjerash do të performojë për herë të parë live këngën e saj “Praising You” në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2023, më 9 maj si e ftuar speciale.

Prince’s Trust Global Gala mbledh së bashku të rinj, klientë e personazhe të ndryshme për të festuar punën e The Prince's Trust.

Fondet tani janë shpërndarë për bamirësitë e The Prince's Trust në mbarë botën – duke përfshirë mbështetjen në Australi, Kanada, Greqi, Indi, Jordani, Zelanda e Re, Pakistan dhe Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

70328815 12023215 Glam Her ensemble revealed her slender figure and she looked glo a 47 1682705666908 Foto: Backgrid

70328817 12023215 Stepping out in style Rita accessorised with a silver necklace a a 45 1682705666357 Foto: Backgrid

70328819 12023215 Gorgeous She added a pair of matching gloves to the elegant look a 46 1682705666826 Foto: Backgrid