Rita Ora ishte në shoqëri të mirë teksa u pa në Madrid të martën (21 qershor), pak pasi fluturoi në kryeqytetin spanjoll për të performuar në emër të markës ekstravagante të bizhuterive ‘Cartier’.

Këngëtarja 31 vjeçe, shoqërohej nga i dashuri Taika Waititi dhe modelja amerikane Maya Henry, e cila së fundi u nda nga ylli i “One Direction”, Liam Payne.


Miku i ngushtë i Ritës, Vas J Morgan, gjithashtu u shfaq teksa grupi përfitoi maksimalisht nga temperaturat e larta mesdhetare një ditë pas performancës së saj të fundit ‘live’.

59336873 10937811 image a 30 1655813360116

Këngëtarja dukej e tonifikuar dhe e zbukuruar ndërsa ishte e shtrirë në një shezlong pranë pishinës së tyre gjatë një qëndrimi të shkurtër në Madrid.

Duke iu bashkuar Ritës, modelja 21 vjeçe, shihet me një pamje po aq tërheqëse në bikinit të saj me fije jeshile ndërsa ishte vendosur për një ditë pushimi dhe relaksi në qytetin spanjoll.

59336869 10937811 image m 29 1655813352362

Ajo i përshëndeti të pranishmit me një buzëqeshje teksa ishte shtrirë përkrah Ritës, me sytë e saj të mbrojtur pas një palë syze dielli, shkruan DailyMail.

Regjisori i lindur në Zelandën e Re, Taika, zuri një shezlong së bashku me të dashurën e tij dhe teksa tërhoqi vëmendjen me një kapele të kaltër dhe pantallona të shkurtra ndërsa po shijonte rrezet e diellit.

59336871 10937811 image a 15 1655813021427

Pavarësisht rritjes së temperaturave, Rita dukej e mahnitshme me një palë bikini të kaltër me të bardhë.

59336859 10937811 image m 13 1655812814220

Theksojmë se raportet dolën në fillim të javës së kaluar se këngëtarja dhe Taika ishin fejuar dhe po planifikonin një ceremoni jashtë vendit përpara se të festonin me kolegët e tyre të famshëm në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.

59336891 10937811 Don t mind me Rita Ora caught the eye in a blue and white string a 10 1655812446150

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe The Voice Australia, dhe Taika, e cila po planifikon një varg filmash, shpresojnë të lidhin martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

“Kjo nuk ka të bëjë që ata të bëjnë një gjë të madhe spektakolare. Bëhet fjalë vetëm për atë që janë të dashuruar dhe vendosin se është koha e duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ata nuk mund të ishin më të lumtur”, tha një burim për The Sun.

59339319 10937811 image m 66 1655815027644 1

Miku i tyre shtoi se ka 'disa detaje për t'u vendosur', por dasma 'do të vijë së shpejti'.

Çifti filloi të takohej në mars 2021 dhe vetëm pesë muaj më vonë në gusht, dyshja thuhet se tashmë po diskutonin martesën.

59339315 10937811 image m 73 1655815432235

Taika ishte martuar më parë me producentin e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018, ish-çifti kanë dy fëmijë.

Ndërkohë, ylli i muzikës sot (22 qershor) pritet të publikoj projektin e ri muzikor “Barricades” në bashkëpunim me Netsky. /Telegrafi/

59340121 10937811 image m 120 1655816152585

59336877 10937811 image a 32 1655813475046

59340171 10937811 image m 115 1655816026672

59339347 10937811 image m 70 1655815054711