Rita Ora është një prej artisteve shqiptare më të famshme në botë.

Talenti i saj për muzikën kombinohet edhe me fizikun e saj të përkryer, ndërsa edhe është një femër me shumë shije në stilin e veshjes.


E ndjekur nga më shumë se 16 milionë persona vetëm në llogarinë e saj në Instagram, Rita shpesh herë sjell imazhe edhe nga përditshmëria.

ritaora 275859209 648859076208148 7005692171234649024 n Foto: Rita Ora/Instagram

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa mori vëmendje me thjeshtësinë në foto e reja ku shihet në veshje sportive me ngjyrë të zezë.

ritaora 275812776 539315434108283 1302737703188492393 n Foto: Rita Ora/Instagram

31-vjeçarja përshtati dukjen me makijazh të thjeshtë, ndërsa flokët bionde i la natyrale dhe të lira mbi supe.

ritaora 275805680 4801280369992754 9200083696976213734 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare dukej tërë shkëlqim, ndërkohë që mori komente të shumta nga ana e fansave të saj.

ritaora 275864305 691054155370733 7273140385218077738 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkaq, së fundmi është publikuar ‘traileri’ i sezonit të ri të “The Voice Australia”, ku Rita vazhdon të jetë në rolin e anëtares së jurisë. /Telegrafi/