Rita Ora ka folur për herë të parë për romancën e saj me të dashurin Taika Waititi.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 30 vjeçe, tha për “The Kyle and Jackie O Show” të enjten se ishte në një "vend shumë të lumtur" me regjisorin e Zelandës së Re, 46 vjeç.


Ajo i tha prezantueses së emisionit, Jackie 'O' Henderson se Taika duket si 'djali më argëtues' deri më tani, shkruan DailyMail.

ritaora 236330674 4497189963700975 5419816989909609867 n

“Po vdes për ju të dy duke ju parë si çift. A është ai thjesht djali më argëtues ndonjëherë?”, pyeti Jackie.

"Faleminderit shumë", u përgjigj Rita.

"Unë mendoj se isha një vend kaq të mrekullueshëm, Australi, dielli po shkëlqente dhe ishte thjesht e natyrshme. Dhe unë jam vetëm në një vend shumë të lumtur”, tha këngëtarja shqiptare.

Por kur Jackie u përpoq të merrte më shumë detaje nga Rita, ajo mbylli pyetjet dhe e devijoi bisedën duke folur për udhëtimin e saj në Down Under.

“A jeni në një nga vendet më të mira që keni qenë në një kohë të gjatë?”, pyeti prezantuesja.

"Unë dua të kthehem [në Australi]", u përgjigj ajo, duke folur anash për jetën e saj private. "Unë po përpiqem sa më shumë ta kuptoj...Unë me të vërtetë rashë në dashuri", shtoi 30-vjeçarja.

ritaora 239208150 173803084852713 5220447441987889954 n 1

Ajo madje tha se shpresonte që një ditë të shkonte në Australi me bazë ‘me kohë të pjesshme’.

Rita fluturoi në Sydney në shkurt për spektaklin “The Voice Australia”, pastaj u nis për në Los Angeles në fillim të qershorit.

Një burim i tha The Sun se çifti filluan të takoheshin 'fshehurazi' në fillim të marsit.

rita4 2

“Ata kanë qenë çift që nga fillimi i marsit, por i kanë mbajtur gjërat në nivele të ulëta. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien - ata janë vërtet të dashuruar me njëri –tjetrin”, thonin burimet në atë kohë.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” bëri debutimin e saj në tapetin e kuq me Taikan në premierën e “The Suicide Squad” në fillim të këtij muaji, në Los Angeles të Kalifornisë. /Telegrafi/