LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora e lumtur për muralin me veshje kombëtare që po i bëhet në Ferizaj

Rita Ora e lumtur për muralin me veshje kombëtare që po i bëhet në Ferizaj
Foto: Rita Ora/Instagram

Që nga debutimi i saj në vitin 2012 e deri më tani, ajo mbetet një nga krenaritë më të mëdha të shqiptarëve, anë e mbanë globit.

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, e ka theksuar gjithmonë prejardhjen e saj shqiptare.

Ajo madje në klipin “Big” të publikuar gjatë këtij viti, u shfaq me veshje tradicionale kombëtare, të modifikuar nga stilisti Valdrin Sahiti, duke promovuar kështu në tregun ndërkombëtar veshjet tona autoktone.


Tani në nderim të saj ka nisur pikturimi i një murali në qytetin e Ferizajt, në pjesën anësore të një banese.

Është përzgjedhur që imazh i pikturimit të jetë një fotografi e këngëtares shqiptare me veshje tradicionale, ku shfaqet me duar te gjoksi duke bërë simbolin e Shqiponjës.

Murali i Rita Orës në Ferizaj (Foto: Instagram)

Me të parë këtë, Rita Ora ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video, nga raportimet e një prej televizioneve të Kosovës, që tregonte punën që po bëjnë artistët për finalizimin e këtij murali.

“Uau, ju më keni nderuar mua nga larg me këtë”, ka shkruar 30—vjeçarja në mbishjrimin e postimit.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Përndryshe, kënga “Big” nga EP-ja e saj më e fundit “Bang”, është pritur mirë nga publiku, dhe numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube, dhe miliona të tjerë në platformat e ndryshme të distribuimit muzikor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
Kalo në kategori