Pas pushimeve për festat e fundvitit, Rita Ora ka nis punën rreth projekteve të reja.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botëror përmes një postimi që ka bërë sot (11 janar) në InstaStory bëri të ditur se po realizon një fotosesion të ri.


Me pamjen natyrale, fytyrë pa makijazh dhe e veshur thjeshtë, por me shumë stil, Rita duket atraktive në një pozë para pasqyrës.

ritaora 271233707 975913109948956 1375237796416538765 n Foto: Rita Ora/Instagram

“Fotosesion i natës ja ku po vijmë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotos teksa shihet me një kapele ngjyrë rozë dhe gri të kombinuar me bluzë gri dhe çantë rozë.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi, 31-vjeçarja ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.

ritaora 271620516 146795037723319 4757845793673512415 n 2 Foto: Rita Ora/Insatgram

Ndërkohë, çifti i njohur që janë në lidhje që nga viti që lamë pas, kaluan festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Australi. /Telegrafi/