Rita Ora do ta shoqërojë Princ Charles dhe dukeshën Cornëall në vizitën e tyre në Kosovë që do të nisë me 18 mars, në kuadër të vizitës ballkanike të oborrit Mbretëror në Ballkan.
Dy ditë më parë Princi Charles kishte publikuar një fotografi në Twitter ku shihet teksa takohet me këngëtaren Rita Ora.
“Rita Ora i uron hirësisë së tij mbretërore një udhëtim të sigurt në Kosovë gjatë takimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fondacionit Mbretëror ‘Prince’s Trust’”, kishte shkruar Charles në llogarinë e tij në Twitter.
Një fotografi të tillë e kishte postuar edhe këngëtarja kosovare që muaj më parë nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga ishte shpallur ambasadore nderi e Kosovës.
“Çfarë nderi i madh kur flet me Princin e Uellsit rrreth vendit tim të bukur, Kosovën. Krenare”, kishte shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.
Por asnjëri prej tyre nuk e kanë treguar faktin se të dytë do të udhëtojnë së bashku në Kosovë.
Rita Ora do ta shoqërojë Princ Charles dhe dukeshën Cornëall në vizitën e tyre në Kosovë që do të nisë me 18 mars, në kuadër të vizitës ballkanike të oborrit Mbretëror në Ballkan, raporton Insajderi.
Lajmin për Insajderin e kanë bërë të ditur burimi brenda zyrës së Presidencës por nuk kanë dashur të dalin publikisht.
“Rita do të vij në Kosovë dhe do ta shoqëroj Princ Charles gjatë dy ditëve me 18 dhe 19 mars dhe do të bëjë një lajmërim të madh”, ka thënë ky burim.
Insjaderi mëson se bëhet fjalë për nisjen e një projekti për ndërtimin e shkollës së muzikës që do të jetë projekt i mbështetur nga vet këngëtarja Rita Ora.
Përndryshe kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Uellsit në Kosovë, pasi ai vizitoi Kosovën në vitin 1999, ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornëall-it.
“Lartmadhëria e Tyre do të arrijnë në Prishtinë më 18 mars, ku do të mirëpriten zyrtarisht nga Presidentja Atifete Jahjaga. Të nesërmen Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës. Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë. Dukesha e Cornëall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.
Princi i Uellsit, siç edhe thuhet në njoftim do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Më pas, Lartmadhëria e Tij do të marr pjesë edhe në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it “Film City” për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Lartmadhëria e Saj do të vizitojë “Ideas Partnership” në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës