LAJMI I FUNDIT:

Rita ia kalon Calvin Harrisit me këngën e fundit, publikon për herë të parë një postim ‘thumbues’ për ish-in e saj

Rita ia kalon Calvin Harrisit me këngën e fundit, publikon për herë të parë një postim ‘thumbues’ për ish-in e saj
Rita Ora dhe Calvin Harris (Foto: Anthony Harvey/Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Let you love me”.

Kjo këngë është e para në rënditje e albumit të saj më të ri “Phoneix”, i cili do të publikohet i plotë më 23 nëntor.

Rita Ora (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images)

“Let you love me” vazhdon të jetë ndër këngën trend në radiot angleze dhe ato amerikane, gjersa është ngjitur lart edhe në top lista.


Të dielen, kënga “Let you love me” u rendit e para në top 40 e Vodafone Big, duke lënë në vendin e dytë ish-in e saj, Calvin Harris, me këngën “Promises”, që e këndon në bashkëpunim me Sam Smith.

Rita dhe Calvin Harris kanë qenë në një lidhje së bashku në vitin 2014, madje Calvin kompozoi aso kohe edhe këngën e saj shumë të suksesshme, “I will never let you down”.

Megjithatë si lidhje ishte afatshkurtër dhe dyshja shumë shpejt u ndanë, dhe prej atëherë nuk komunikuan asnjëherë më së bashku, madje mundoheshin që vazhdimisht ta shmangnin njëri-tjetrin.

Rita Ora duket ‘e egër’ në festën e xhunglës në Londër, rrëmben sërish vëmendje me dukjen e saj
Lexo po ashtu Rita Ora duket ‘e egër’ në festën e xhunglës në Londër, rrëmben sërish vëmendje me dukjen e saj

Së fundmi, Rita i befasoi fansat kur në InstaStory ripublikoi një storje të “Capital Official”, të cilët kërkonin mendimin e fansave se kush duhej të ishte në krye të top-listës, Rita apo Calvin?

Rita Ora shpërndan postimin e “Capital Official” ku bëhej thirrje të votohej mes saj dhe ish-it të saj, Calvin Harris (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Dhe fituese doli këngëtarja shqiptare, e cila me këngën e saj të re “Let you love me” është zyrtarisht e para në këtë top listë.

Megjithatë Rita doli e para në top 40 e Vodafone Big (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Por a ishte një “flsh-back” i mundshëm postimi që Rita bëri në Instagram? Fansat hodhën disa dyshime të tilla…

Gjithsesi, Jess Glynne, Marshmello, Bastille dhe Benny Blanco përbëjnë pjesën tjetër të top 5 me Freya Ridings dhe këngën e saj ‘Lost Without You’, në Vodafone Big. /Telegrafi/

Calvin Harris (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori