RIT Kosovë (Ish Universiteti Amerikan në Kosovë) që është në partneritet me Rochester Institute of Technology, ka filluar fushatën e re mediale për vitin e ri akademik 2018/2019.
Këtë vit, RIT Kosovë (A.U.K) ka një motiv shumë inspirues meqë po kërkon të krijojë rrëfime të reja për vendin tonë, Kosovën. RIT është shkolla dhe insititucioni më i avancuar për studime diplomike dhe post-diplomike në Kosovë, studentët dhe profesorët e së cilës janë bartësit kryesorë të organizatave, bizneseve dhe ndërmarrjeve publike dhe private në Kosovë.
Në kuadër të fushatës së re me sloganin “Bëhu rrëfimi i ardhshëm i suksesit” RIT Kosova (A.U.K) ka ndarë edhe disa statistika dhe arritje të studentëve të saj ekzistues por edhe atyre që kanë mbaruar studimet në RIT Kosovë (A.U.K).
Në njoftim thuhet se 95 për qind e studentëve të RIT Kosovës në vendin tonë janë të punësuar ose punësojnë të tjerët, 53 për qind e studentëve të saj janë në pozita menaxheriale në organizata apo biznese në Kosovë dhe jashtë saj, 85 për qind e studentëve të RIT Kosova që kanë mbaruar studimet master i kanë bërë ato jashtë vendit, ku mbi 65 për qind e tyre kanë fituar një bursë për studimet e mëtejme (në disa nga universitetet më të mira evropiane dhe amerikane), mbi 40 për qind e tyre kanë pagë mujore që kalon shumën prej 1 mijë euro, 99 për qind e tyre ia referojnë familjes ose miqve të tyre edukimin në RIT Kosova, dhe që rreth 90 për qind e studentëve të saj punojnë në drejtimet që ata kanë studiuar.
“Të rinjtë tanë janë shumë të talentuar. Kur atyre ju ofrohen veglat dhe mundësitë e duhura për t’i arritur qëllimet e tyre, ata shkëlqejnë, pavarësisht rrethanave dhe ambientit të vështirë në të cilin mund të ndodhen. Prandaj, këtë vit synimi ynë është që listës së kosovarëve të rinj që po na bëjnë krenar nga çdo vend i botës, t’ia shtojmë edhe dhjetëra emra tjerë, për të cilët do të dëgjojmë më vonë. Ne në RIT Kosovë (A.U.K), po synojmë që Kosovës t’ia japim edhe shumë emra të rinj, shumë rrëfime të reja të suksesit, si në politika publike dhe qeverisje, biznes, IT, multimedia, ekonomi, menaxhment apo ndërmarrësi. Ne tashmë kemi marrë shumë aplikime nga gjithë vendi, dhe po mundohemi ta bëjmë përzgjedhjen sa më të mirë, në mënyrë që studentët më të dalluar që ne kemi të jenë përfaqësues edhe të shtetit dhe sektorëve që do të ndikojnë në zhvillimin e përgjitshëm ekonomik dhe social” ka thënë Sharon Y. Hart, Presidente në RIT Kosovë (A.U.K).
Për më shumë informacione rreth fushatës së RIT Kosovë (A.U.K) apo programeve të studimit, klikoni në: http://kosovo.rit.edu
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Në Maqedoni rreth 4000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania