LAJMI I FUNDIT:

Ristevska e PSP-së: Çdo herë kemi punuar sipas ligjeve, qëndrojmë pas punës që e kemi bërë

Ristevska e PSP-së: Çdo herë kemi punuar sipas ligjeve, qëndrojmë pas punës që e kemi bërë

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) Lençe Ristevska, sot në konferencë për shtyp është sqaruar në lidhje me ngjarjet e fundit në të cilat është përfshirë edhe kjo prokurori.

Ristevska tha se PSP si ekip çdo herë kanë punuar sipas rregullave ligjore dhe qëndrojnë pas punës që e kanë bërë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ajo shtoi se nëse përfshihen individë të PSP-së në dyshime të caktuara, atëherë pjesë e saj është edhe Prokuroria Speciale si institucion.

“Si ekip çdo herë kemi vepruar sipas ligjeve dhe jemi munduar të jemi në nivel të detyrës. Në këtë drejtim dua të theksoj se qëndrojmë pas punës që kemi bërë deri tani dhe prapa lëndëve që kemi hapur. Dua të informoj se me vëmendje ndjekim ngjarjet e fundit, për të cilat shqetësohemi shumë dhe apelojmë që të respektohet prezumimi i pafajësisë”.

“I bashkohemi thirrjes së kryeprokurorit që të hetohen të gjitha dyshimet për krime dhe korrupsione. Edhe një herë dua të theksoj, se të gjitha dyshimet për përfshirje të individëve, përfshijnë edhe këtë institucion”, tha mes tjerash Ristevska.

Ajo shtoi se kryeprokurorja speciale Katica Janeva, nuk është pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore, ndërsa nuk komentoi për dyshimet që përmenden në opinion.

E pyetur për mungesën e saj kohëve të fundit në opinion, ajo tha se ka qenë vendim i menaxhmentit të marrëdhënieve me publikun të PSP-së, duke shtuar se është e rëndësishme që sot është këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori