LAJMI I FUNDIT:

I rishpallet konkursi profesorit që ka kryer post-doktoratën në SHBA

I rishpallet konkursi profesorit që ka kryer post-doktoratën në SHBA

Profesori i cili jep mësim në UP me kontratë të rregullt që nga viti 2006, me studime të kryera në universitetet austriake dhe post-doktoratë në SHBA po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt, shkruan Zëri.

Këshilli i Fakultetit Filozofik ka rekomanduar që të rishpallet njëra pozitë e konkursit publik për zgjedhjen e personelit akademik, i cili ishte shpallur në nëntor të vitit 2016 për të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

Rekomandimi për rishpalljen e këtij konkursi ka të bëjë me pozitën për të cilën ka aplikuar Arben Hajrullahu, profesor në Departamentin e Shkencave Politike.


Hajrullahu është rekomanduar nga kryetari dhe njëri anëtar i Komisionit Recensues për thirrjen e profesorit të rregullt. Mirëpo, Këshilli ka votuar që të rishpallet konkursi për pozitën e tij duke kërkuar nga Hajrullahu që t’i dëshmojë studimet bachelor, me pretendimin që nuk i ka të kryera.

I kontaktuar nga gazeta Zëri, Hajrullahu e ka quajtur përsëritjen e konkursit një “lojë” të qëllimshme që ta largojnë nga Fakulteti.

Ndërsa ka bërë të ditur se posedon dokumentacionin se ka kryer të gjitha nivelet e studimeve në Austri, si dhe post-doktoratën në kuadër të programit “Fulbright” në SHBA.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori