LAJMI I FUNDIT:

Riparohet ‘Maja e Titos’ me vetëiniciativë nga alpinistët e Tetovës (Foto)

Riparohet ‘Maja e Titos’ me vetëiniciativë nga alpinistët e Tetovës (Foto)

Shoqata e Alpinistëve ekologjik ‘Argentus Mont’ nga Tetova është në rrugë të mirë për të realizuar iniciativën e kahmotshme për ngjitje në kullën e malit që gjendet në pikën më të lartë të Malit Sharr, ‘Maja e Titos’ e njohur ndryshe si ‘Titov Vrv’ me një lartësi prej 2.747 metre, njofton Radio Evropa e Lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mënyrë për të parandaluar shpërbërjen e saj të plotë, e harruar nga institucionet, alpinistët vetë kanë filluar mbledhjen e materialeve të ndërtimit, dritare dhe dyert.

Toni Jovanovski, alpinist i iniciativës, i cili merr pjesë në punën e kullës, thotë se është e vështirë të udhëtohet me mjete deri atje, por nëse njeriu ka vullnet, gjithçka harrohet vetëm për ta arritur qëllimin.


‘Për disa muaj me sukses gjetëm donatorë për 22 dritare, derë metalike, skele për montim, rërë dhe materiale të tjera për ndërtim. Në Pranverën e 2015 me automjet (që shtyp borën) kemi kryer tansportin e materialeve me tre raste të suksesshme deri në lartësinë mbi detare 2,600 metra . Pastaj personalisht alpinistët e Shoqatës sonë kanë transportuar të gjitha materialet e marra për ngjitje malore në kullën ‘Maja e Titos’, tha Zija Jonuzovski, sekretar i shoqatës. /Telegrafi/

maja-e-titos

kulla-ne-majen-e-titos1