Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka ripërsëritë qëndrimin e tij se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk hiqet, pa një kontrate garantuese për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Haradianj gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri që po mbahet Munih, ka pohuar se Amerika nuk ka asnjë ushtrinë në botë më aleate se FSK-në, dhe nuk ka popull më aleat se shqiptarët.
“Parimi që ka vle çdoherë për dialogun, ka qenë mos-kushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me devijuar dialogu, me u biseduar kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Mogherini me pranuar që Serbia, në këtë rast Vuçiq me kushtëzuar kthimin në tavolinë, me heqjen e taksës. Taksa nuk bënë me u heq pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë. Njëra nga çështjet është edhe tregtia e lirë, në këtë rast, heqja e tarifës”, tha Haradinaj.
Ai ka pohuar se Amerika duhet të bëjë presion të Serbia për të mos kushtëzuar dialogun dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Jo nuk ndryshon, shikoni ne jemi vendi më aleat i Amerikës, se është fol edhe për marrëdhëniet me Amerikën. Është një kërkesë legjitime prej Amerikës, pezullimi i taksës, por sikurse e dini, vendimi për taksën është një vendim ligjor, pra nuk kemi shkel ndonjë ligj, është vendim i Qeverisë së Kosovës, i qeverisë sovrane dhe nuk është marrë në relacion Kosovë – Amerikë, por është marrë në relacion Kosovë dhe fqinji ynë, shkaku i veprimeve armiqësore ndaj Kosovës. Amerika besoj nuk ka popull me aleat se ne. Presim prej Amerikës, në vend që t’i bëjë preson veç Kosovës, ose veç institucioneve të Sigurisë së Kosovës, si rasti që është paralajmëruar për FSK-në, FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës. Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektiva « Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj.
Ai tha se rruga e vetme është kthimi në tavolinë i Kosovës dhe i Serbisë pa kushte. “E tha edhe Presidenti në fjalën e vet, se ne jemi viktimë, pasi Serbia ka kryer krime në Kosovë. Nëse dikush është dashur me vendos kushte, do duhej të vendosnim ne, sepse ne jemi viktima, pasi Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë”.
Ai tha se Serbisë tani i kushton koha, pasi Serbisë i duhet për hapjen e kapitujve për hyrje në BE, “ndërsa tani tarifa po na kushtin dy palëve”.
“Ne e duam Amerikën me zemër të gjithë, por nuk jemi më miq për Amerikën, nëse marrim hapa të nxituar”, tha Haradinaj.
Kryeministri po ashtu ka lutur të gjithë krerët institucional dhe të partive politike, që të bëhen bashkë, për të mos lejuar Serbinë që të vendos kushte për dialogun, raporton KP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Vritet një polic në Kaçanik

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje