Artistja shqiptare, Rina Balaj, ka filluar të jetë edhe më e pëlqyer nga audienca e gjerë.

Ajo shpesh di të marrë vëmendjen e fansave, përmes postimeve të shumta që shpërndan nga përditshmëria.


Por, kësaj radhe Rina zgjodhi të hap arkivat, për të ndarë me ndjekësit disa imazhe të realizuara vite më parë.

Instagram story photo 8 Foto: Instastory

Në njërën prej tyre të realizuar në vitin 2001, Balaj shihet tejet e këndshme, derisa e gjitha ishte e veshur me të kuqe.

“Unë në vitin 2001 dhe sigurisht gjithçka me ngjyrë të kuqe”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Instagram story photo 1 3 Foto: Instastory

Postimi i dytë nga këngëtarja ishte shprehur një vit më pas, teksa bukuroshja shihej së bashku me të ëmën.

Ndërkohë kujtojmë se “Rosita” është projekti fundit nga Rina, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/