Ajo është rikthyer në rrjetet sociale pas një kohe dhe duket se ka vendosur të mos fshehë më asgjë për publikun.

Fjala është për reperen nga Istogu, Rina Balaj, e cila me rikthimin e saj po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe njëherësh tejet e komentuar.


Në mesin e shumë momenteve që publikon në rrjetet sociale, një imazh i fundit i saj me reperin Sin Boy ngjalli dyshime tek të gjithë se ka diçka më shumë mes dy artistëve.

Rina ka hedhur një fotografi në llogarinë personale, Instagram, gjersa shfaqet duke i dhuruar një puthje Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, (reper me origjinë shqiptare që jeton në Greqi).

Te gjithë mendojnë se ata janë në një lidhje dhe një koment i Fifit bëri të dëshmohet akoma më shumë, ndërkohë që i uron këngëtarët dhe tregon se është se lumtur për ta.

"Hajde për hajër na qoftë. E lumtur për ju", ka shkruar Fifi.

RINA e1575539597209 Rina Balaj në lidhje me Sin Boy? (Foto: Instagram)

Edhe Sin Boy ka publikuar një foto krah Rinës dhe fotoja duket se është shkrepur kohë më parë, pasi artistja ka flokët e zeza.

Gjithashtu një detaj që të bën të mendosh se janë në një lidhje, është edhe emri i tyre në Instagram.

Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia e ndonjë bashkëpunimi tjetër, megjithatë na mbetët vetëm të presim se si do vazhdojë kjo situatë. /Telegrafi/