LAJMI I FUNDIT:

Rimëkëmben bursat amerikane

Rimëkëmben bursat amerikane

Më në fund, Wall Street-i e mori një dhuratë për festa: kishin mbetur vetëm katër ditë aktiviteti dhe më në fund, kur tregjet amerikane të aksioneve arritën të rimëkëmben mrekullisht pas atij që po përshkruhej si dhjetori më i zi për to prej 87 vjetësh.

Indekset Dow Jones dhe Nasdaq patën një rritje të rrufeshme me 5 për qind; mrekullia e Wall Street i hoqi zymtësinë edhe tregjeve aziatike.

Orët e para të së enjtes, Nikkei i Japonisë kërceu me 4 për qind, rritje me 1,5 për qind patën edhe tregjet e aksioneve në Australi e Singapor. Të hënën, Dow-Jonesi kishte rënë me gati tre pikë përqindjeje ndërsa Nasdaq me rreth dy për qind. Bursën amerikane e kërcënonte në këtë mënyrë sërish dhjetori më i zi që prej vitit 1931, në kohët e krizës së atëhershme ekonomike të përbotshme.


Shkak i kësaj situate u bë bllokimi i pjesshëm i punës të autoriteteve qeveritare të SHBA përballë grindjes për murin kufitar me Meksikën, siç e dëshiron atë Presidenti Trump.

Investitorët druhen se një ngërç i tillë mund ta dobësojë ekonominë amerikane. Vetë Trumpi ndërkohë sulmoi ashpër Bankën Qendrore të pavarur të vendit, sepse druhet se rritjet e interesave bankare prej saj do të rëndojnë konjukturën.

“I vetmi problem, që ka ekonomia jonë, është Federal Reserve”, shkroi ai dy ditë më parë në Twitter. /Telegrafi/