LAJMI I FUNDIT:

Rilindja e buzëve të viteve ’90

Rilindja e buzëve të viteve ’90

Po e dëgjuat shumë mirë. Ngjyra kafe e vjetër është rikthyer, dhe do të qëndrojë këtu …

Buzëkuqi me ngjyrë më të mbylltë bën që buzët tuaja të duken më të holla, pasi që e ka fuqinë e ngjashme me atë të theksuesit dhe të bronzuesit. Ndërsa, nëse qëllimi juaj është që buzët të duken më të fryra dhe më të mbushura, rekomandohet përdorimi i buzëkuqit me ngjyrë më të çeltë,


488325438

Buzët e fryra ngjyrë kakao të Kylie Jenner
Për të dhënë iluzionin e buzëve të fryra, vijëzoni lehtë me një laps të errët përpara se të vendosni buzëkuqin.

516740923BP014_Barclaycard_

Buzëkuq i errët sikurse FKA Twigs
Për një shkëlqim ekstra, vendos së bashku buzëkuqin tënd të errët me një laps super të errët.

tumblr_ng2ownzsks1tc4z7yo2_1280

Ngjyrë e murrme e lehtë si Rihanna
Për një paraqitje sa më të bukur në dukjen tuaj të përditshëm, vendos një buzëkuq të lehtë i cili përputhet me ngjyrën e vetullave – kështu që i gjithë fokusi do bie mbi buzë.

2B2A5B9B00000578-3187595-image-a-65_1438921012912

Gigi Hadid i rikthehet ngjyrës me shkëlqim
Mendoni për stilin e Spice Girl kur vjen puna për të zgjedhur një kafe të lehtë.

Si të HIDRATOJMË BUZËT

hydrate_071015123544

Është e rëndësishme se për të pasur buzë në të cilat buzëkuqi aplikohet lehtë dhe duket mirë, më parë duhet të kujdesemi për to. Si trajtim të parë duhet të keni parasysh se të paktën dy herë në javë, buzët duhet t’i trajtoni me vaj bajamesh. Kjo teknik shërben për të evituar efektin e buzëve të plasura.

Hidratoni buzët me një balsam me përbërje vaj ulliri, i cili zbut buzët dhe i mban ato të hidratuara. Nëse keni buzë të hidratuara edhe buzëkuqi do të duket shumë bukur.

Kujdes! Kur aplikoni lapsin për të dizanjuar konturin mos e nxirrni asnjëherë më shumë se konturi natyral i buzës. Për të krijuar efektin e buzëve të plota, vijëzoni me laps vijat natyrale të buzës dhe pastaj sfumojini me buzëkuq. /Telegrafi/