Me rikthimin e Manes, i kthehet edhe Liverpoolit shkëlqimi (Video)

Liverpooli ka fituar ndaj West Hamit me rezultat 1-4 në Ligën Premier.
Reds ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë sa që pritej.
Goli i parë në takim u shënua nga Mohamed Salah në 21-të pas asistimit nga Sadio Mane, ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Joel Matip.

Vendasit golin e nderit e shënuan në minutën e 55-të me anë të Manuel Lanzinit, ndërsa Alex Oxlade-Chamberlain shënoi pas një minute.
I fundi në takim shënoi Salah (75’) dhe këtë herë pas asistimit nga Mane.

Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e gjashtë në minutën e 19 pikë, West Hami vazhdon në pozitën e 17-të me nëntë pikë.
Reds në ndeshjen e ardhshme luajnë ndaj Southamptonit, kurse West Hami kundër Watfordi. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x67pjth


















































